Shënimi i 22 vjetorit të Betejës së Haraçinës dhe 27 vjetorit të formimit të Komunës është përmbyllur me një ceremoni festive para godinës së Komunës.

Shënimi i 22 vjetorit të Betejës së Haraçinës dhe 27 vjetorit të formimit të Komunës është përmbyllur me një ceremoni festive para godinës së Komunës.

Në prezencë të familjarëve të Dëshmorëve,ish-ushtarë dhe qytetarë të shumtë është përkujtuar sot Beteja e Haraçinës dhe Dita e Komunës.

Me këtë rast janë ndarë mirnjohje për disa personalitete dhe nxënës të dy shkollave komunale të gjeneratave nga klasa e VI,VII,VIII dhe XI si dhe nxënës të vitit.

Gjithashtu mirnjohje janë ndarë edhe për dy Hafiz të rinjë për suksese të arritura gjatë vitit vijues.

-Mirnjohje për personalitete:

Komuna e Haraçinës i ndau mirnjohje Familjes së Nuredin Nuredinit si familje e persekutuar dhe viktimizuar nga ish-regjimi monist.

-Komuna e Haraçinës i ndau mirnjohje Reshat Feratit si Kryetari i dytë i Komunës Haraçinë që udhëhoqi Komunën gjatë konfliktit të vitit 2001.

-Komuna e Haraçinës i ndau mirnjohje Dr. Arif Arifi për kontribut të veçantë në sferën e shëndetsisë

-Komuna e Haraçinës i ndau mirnjohje KF.Shkëndija 77 për suksese të veçanta në vitin 2023.

Të gjithë nxënësit që janë përzgjedhur si më të mirët e gjeneratave të tyre përfitojnë bursë simbolike prej 3.000 denarë nga ana e Komunës.

Nxënësi i vitit nga SH.F.K Gjergj Kastrioti Skenderbeu përveç mirnjohjes përfiton edhe bursë prej 9.000 denarë.

Nxënësi i vitit nga Shkolla ,,Bajram Shabani” – Grushinë përveç mirnjohjes përfiton edhe bursë prej 9.000 denarë.

Mirnjohje janë ndarë edhe për dy Hafiz të rinjë nga Komuna e Haraçinës

– Komuna Haraçinë ndanë mirënjohje dhe bursë prej 9.000 denarë për Hafiz Sead Ferati për sukses të veçanta në memorizimin e Kur’anit famëlartë.

– Komuna Haraçinë ndanë mirënjohje për Hafiz Diar Ibraimi për suksese të veçanta në memorizimin e Kur’anit famëlartë.

Ceremonia ka përfunduar me një koktej rasti organizuar nga Kryetari i Komunës Ridvan Ibraimi.

Shërbimi për Informim i Komunës së Haraçinës