Para se të fillojmë me asfaltimin në pjesën e epërme të Haraçinës “Te Hoxhët” fillimisht do të realizojmë rrjetin e kanalizimit, sepse infrastruktura duhet të ndërtohet me rend, cilësi dhe vizion afatgjatë.
Qëllimi ynë është i qartë: çdo mëhallë e Haraçinës të ketë kanalizim funksional dhe rrugë të asfaltuara, pa asnjë dallim. Ne nuk lëmë asnjë lagje pas.
Punojmë me përkushtim për çdo cep të Haraçinës dhe do të vazhdojmë deri sa çdo projekt i planifikuar të bëhet realitet.


