Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti të rëndë në gypin kryesor të ujësjellësit, nga i cili furnizohemi me ujë nga bunarët afër “Bellvi”, duke filluar nga dita e nesërme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për 3 ditë.
Siç mund ta shihni edhe në fotografi, dëmtimi është i konsiderueshëm dhe sanimi i tij është i domosdoshëm për të rikthyer furnizimin normal dhe të sigurt me ujë. Ekipet përgjegjëse do të punojnë vazhdimisht deri në përfundimin e punimeve.
Lusim qytetarët që të marrin masat e nevojshme dhe të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kësaj periudhe.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

