Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Alpak-Eko DOO

e Martë 20.09.2022

Sot, kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi priti në zyrën e tij përfaqësues të ALPAK-EKO DOO, në krye me drejtorin z. Fatmir Ejub.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Alpak-Eko DOO, për grumbullimin, selektimin dhe transportimin e mbeturinave te paketimit, si dhe bashkëpunimin për edukimin ekologjik të nxënësve.

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës