Takim me qytetarët e rrugës 18
Sot në hapësirat e Komunës është realizuar takim me disa banorë të rrugës 18.
Temë e bisedës ishte projekti i shtratit të lumit ,,Lumi i Mojancës” i cili kalon përgjat rrugës 18.
Kryetari Ibraimi fillimisht i ka njoftuar qytetarët për fillimin e punimeve të këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe ka kërkuar bashkpunim nga ana e banorëve të rrugës 18 ku edhe po realizohen punimet.
Pasi u dëgjuan mendimet e disa nga qytetarët, Kryetari Ibraimi tha se po bëhet më e mira që ky projekt përveç rëndësisë së evitimit të vërshimeve të ketë edhe dimenzion estetik që përfshin fazën e dytë të projektit siç janë rruga për këmbësorë,mbjellja e fidaneve dhe gjelbërimin përskaj lumit.
Kryetari ka kërkuar nga qytetarët që rrugët hyrëse ose mbikalimet të bëhen me ura dhe jo siç ka qenë deri tani me gypa,sepse kjo është qëndrim i projektantëve dhe ekspertëve për të pasur një qëndrueshmëri dhe funksionim afatgjatë të këtij projekti.
Qytetarët e kanë faleminderuar Kryetarin për takimin dhe njoftimin me projektin duke shprehur gatishmëri të plotë për bashkpunim në realizimin e këtij projekti.
Në fund të takimit, Kryetari ka thënë se kjo mënyrë e punës duke u kordinuar dhe duke marrë mendimin e qytetarëve do të jet praktikë për të gjitha projektet.
Shërbimi për Informim i Komunës Haraçinë