Në ambientet e Komunës së Haraçinës u mbajt për herë të parë një event informues kushtuar shëndetit të gruas, aktivitet që u prit me interesim të madh nga gratë e komunës sonë dhe më gjerë.
Pjesë e këtij organizimi ishte ligjërata profesionale e dr. Mirushe Lumani Jashari, e cila trajtoi tema të rëndësishme që lidhen me shëndetin, kujdesin dhe vetëdijesimin e grave.
Pas pjesës ligjëruese, aktiviteti vazhdoi në formë debati dhe bashkëbisedimi, ku pjesëmarrëset patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe çështjet që i preokupojnë në jetën e përditshme.
Si komunë, mbetemi të përkushtuar në organizimin e aktiviteteve që promovojnë shëndetin, informimin dhe fuqizimin e grave në shoqëri.





