Të nderuar qytetarë
Me shumë kënaqësi ju informojmë se sot kemi filluar me asfaltimin e rrugës 4 (në drejtim të Xhamisë Neda)
Asfaltimi i kësaj rruge po bëhet me mjete financiare nga buxheti i Komunës Haraçinë,kurse rrjeti i kanalizimit atmosferik dhe fekal e kemi bërë me mjete nga BZHR .
Të nderuar qytetarë është hera e parë që po realizohet një projekt me mjete nga buxheti i komunës sonë edhe përskaj gjendjes së vështirë finansiare me borxhe të trashëguara nga e kaluara.
Kjo është dëshmi se me një kursim dhe menaxhim të mirë kemi arritur të kursejmë mjete për të realizuar këtë rrugë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të bëjmë punë të mira për Komunën tonë.
Një falemnderim dhe mirnjohje të veçantë për banorët e rrugës 4 që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizimin e këtij projekti.
Urime



