Me rastin e Ditës së Komunës dhe 22 vjetorit të ,,Betejës së Haraçinës” ditën e kemi filluar me Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
Bashkë me administratën komunale kemi vizituar Varrezat e Dëshmorëve në shenjë respekti për të përkujtuar sakrificën dhe heroizmin në ditën më të rëndësishme për qytetarët e Komunës Haraçinë.