Me kënaqësi dua tu njoftoj se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe tani më jemi në momentin final, fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës.

Të nderuar qytetarë të komunës së Haraçinës,

e nderuara kryesi e Klubit tonë të zemrës “SHKËNDIJA 77”, e nderuara tifozeri, të nderuar sportdashës, e nderuara rini.

Me kënaqësi dua tu njoftoj se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe tani më jemi në momentin final, fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës. Për realizimin e këtij projekti kemi mbështetje të plotë nga Qeveria e RMV-së dhe FFM-së.

Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, rinisë së Komunës së Haraçinës, kryesisë së Klubit, tifo grupit “Çlirimtarët”, donatorëve dhe të gjithë sportdashësve dashamirë të Shkëndijës që t‘na mbështesin në këtë projekt shumë të nevojshëm, e që është një kërkesë e kamotshme e të gjithë qytetarëve të Komunës së Haraçinës.

Ejani që bashkërisht të vendosim Gurthemelin e shtëpisë së Klubit tonë të zemrës.

DITËVE NË VIJIM…

#ShkëndijaNaBASHKON