Sot u shënua 24 vjetori i eksodit të shqipëtarëve të Kosovës, të cilët gjatë luftës në 1998 – 1999 janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni.
Për ta shënuar këtë ditë në Han të Elezit u mbajt manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, ku kryetari jonë z. Ridvan Ibraimi ishte i nderuar të pranoj çmimin “Hasan Prishtina”, në emër të komunës së Haraçinës, nga Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e komunës tonë në përkrahjen dhe strehimin e popullit shqiptar nga Kosova të dëbuar me dhunë nga forcat ushtarake e policore serbe.
Kujtimi i rasteve të tilla është i dhimbshëm, ngjarje që do mbesin gjithmonë në kujtesën tonë.
Por, shqipëtarët gjithmonë do të jenë bashkë kudo që janë, duke ndihmuar njëri tjetrin, si në momentet të vështira, edhe tani në betejat e ardhmërisë përparimtare të vendeve tona.