Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Drejtorin e Institutit të Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup, z. Amir Elezi, morrën pjesë në aksionin human për dhurimin e gjakut, i organizuar në SH.F.K. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Drejtorin e Institutit të Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup, z. Amir Elezi, morrën pjesë në aksionin human për dhurimin e gjakut, i organizuar në SH.F.K. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Ky veprim përfaqëson një akt të lartë humanizmi dhe solidariteti, duke dhënë shpresë dhe […]
Komuna jonë, në bashkëpunim me Institutin e Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizon aksion për dhurimin e gjakut.

Komuna jonë, në bashkëpunim me Institutin e Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizon aksion për dhurimin e gjakut. Data: 29.01.2026 Vendi: SH.F.K. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Ora: 09:00 – 14:00 Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë mundësi të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë […]
Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, realizoi një vizitë në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti” në Haraçinë.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, realizoi një vizitë në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti” në Haraçinë. Kjo hapësirë është në dispozicion të nxënësve, të rinjve dhe Klubit Futbollistik Shkëndija e Haraçinës 77, si dhe për organizimin e turneve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive. Funksionalizimi i hapësirave publike mbetet […]
Sot në Komunën e Haraçinës, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësues të OSBE-së.

Sot në Komunën e Haraçinës, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësues të OSBE-së. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, nismat konkrete si dhe projektet që synojnë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e komunës sonë. Fokusi i bashkëbisedimit ishte forcimi i institucioneve lokale, rritja e transparencës dhe mbështetja e projekteve që […]
Fillon gjysmëvjetori i dytë, sukses për nxënësit dhe mësimdhënësit!

Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, Komuna e Haraçinës u uron suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Fëmijët janë e ardhmja e komunës dhe meritojnë arsim cilësor, kushte të denja dhe mbështetje të barabartë. Komuna është e angazhuar maksimalisht për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe po punon për të krijuar një mjedis të sigurt, […]
Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2. Aktualisht po realizohet hedhja e zhavorrit dhe po kryhen përgatitjet teknike të nevojshme, si fazë e rëndësishme paraprake drejt asfaltimit final. […]
Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, së bashku me ekipin e tij, vizitoi disa nga shkollat fillore për të parë nga afër përgatitjet që po realizohen gjatë pushimit dimëror, në prag të rifillimit të mësimit më 20 janar.

Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, së bashku me ekipin e tij, vizitoi disa nga shkollat fillore për të parë nga afër përgatitjet që po realizohen gjatë pushimit dimëror, në prag të rifillimit të mësimit më 20 janar. Në këto institucione arsimore po punohet në renovimin e bankave shkollore, si dhe në përmirësimin e kushteve […]
Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, janë aktivizuar ekipet përkatëse në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka dalë në terren dhe ka aktivizuar ekipet përkatëse, ku po bëhet hedhja e kripës dhe rërës në rrugë, me qëllim të sigurimit të qarkullimit më të sigurt. Situata po ndiqet nga afër dhe ndërhyrjet po vazhdojnë aty ku ka nevojë. […]
Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me +10.5 për 1.000 banorë. Ky është treguesi më i mirë në nivel shtetëror dhe dëshmi se Haraçina është një nga komunat më vitale dhe me perspektivë. Në një kohë kur […]