Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e patronatit të Çerdhes “Fatosat” në Haraçinë.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e patronatit të Çerdhes “Fatosat” në Haraçinë. Gjatë këtij aktiviteti u vlerësua puna dhe përkushtimi i edukatoreve dhe stafit të këtij institucioni në edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e arsimit parashkollor, duke […]

Sot pata kënaqësinë ta pres z. Rexhep Varoll, Kryetar i Federatës së Organizatave Ballkanike dhe Botërore – DUNBALFED.

Sot pata kënaqësinë ta pres z. Rexhep Varoll, Kryetar i Federatës së Organizatave Ballkanike dhe Botërore – DUNBALFED. Gjatë takimit zhvilluam një bisedë miqësore dhe konstruktive për forcimin e bashkëpunimit, si dhe për projekte të përbashkëta që synojnë zhvillimin e komunës sonë. Mirënjohës për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Sot, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, përuruam Rrugën 14.

Sot, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, përuruam Rrugën 14. Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e […]

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë realizuese, vizituan sot njësinë e selektimit të mbeturinave në Haraçinë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë realizuese, vizituan sot njësinë e selektimit të mbeturinave në Haraçinë. Pas një pauze, punimet pritet të rifillojnë shumë shpejt, ndërsa paralelisht do të nisin edhe aktivitetet e para përgatitore për vënien në funksion të kësaj njësie. Gjatë vizitës u shqyrtua gjendja […]

Sot, në seancën e VI të Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës, u miratua një vendim i rëndësishëm për mbështetjen e sportit lokal.

Sot, në seancën e VI të Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës, u miratua një vendim i rëndësishëm për mbështetjen e sportit lokal. U aprovua ndarja e 1.200.000 denarëve mbështetje financiare për KF Shkëndija Haraçinë, si një investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin e klubit, në lojtarët dhe në rininë që përfaqëson me krenari komunën tonë. […]

Rruga 14 po merr formë! Ju lutemi për durim edhe pak, punimet po bëhen me cilësi.

Sot kemi filluar me asfaltimin e Rrugës 14, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale. Edhe pse pati një vonesë të shkurtër për shkak të kushteve klimatike, vendosëm të presim deri në krijimin e kushteve optimale të punës, sepse për ne prioritet është cilësia dhe qëndrueshmëria afatgjatë e investimeve, jo realizimi i shpejtë […]

Sonte, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, morëm pjesë në pritjen solemne të organizuar në Shkup me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë.

17 Shkurti 2008 mbetet një nga datat më domethënëse të historisë sonë kombëtare, një moment që vulosi përpjekjet e gjata, sakrificat dhe vendosmërinë e popullit për liri, dinjitet dhe shtet të pavarur. Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugë, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë […]