Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë realizuese, vizituan sot njësinë e selektimit të mbeturinave në Haraçinë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë realizuese, vizituan sot njësinë e selektimit të mbeturinave në Haraçinë.

Pas një pauze, punimet pritet të rifillojnë shumë shpejt, ndërsa paralelisht do të nisin edhe aktivitetet e para përgatitore për vënien në funksion të kësaj njësie.

Gjatë vizitës u shqyrtua gjendja aktuale e projektit. Punimet nuk kanë përfunduar ende dhe në këtë fazë do të realizohen edhe disa ndërhyrje të vogla për përmbylljen e plotë të investimit.

Në këtë njësi do të bëhet selektimi i mbeturinave – plastikë, letër, metal dhe materiale të tjera të riciklueshme, duke kontribuar në një menaxhim më efikas dhe më të sigurt të mbeturinave në komunën tonë.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit modern të mbeturinave dhe një investim të qëndrueshëm për të ardhmen e Haraçinës.