Komuna Haraçinës pjesë e “Generalka Weekend 2025”

Me rastin e 9 Majit ,,Dita e Evropës” Komuna e Haraçinës në kuadër të iniciativës “Generallka Weekend 2025” organizoi sot një aksion pastrimi pranë shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe në rrugën Regjionale drejtë vendbanimit Orllancë me ç’rast Kryetari Ridvan Ibraimi, së bashku me puntorët e NKP AMBIENTI, administratës komunale dhe nxënësit e Shkollës fillore komunale Gjergj Kastrioti Skënderbeu kontribuan drejtpërdrejt në pastrimin e hapësirave publike

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për kujdesin ndaj natyrës.

Banorëve u rekomandohet të kujdesen për mjedisin përreth tyre, duke mbajtur pastër hapësirat publike dhe duke dhënë shembull pozitiv në komunitet.