Komuna e Haraçinës në bashkëpunim me shoqatën edukative “Vllaznia” mbollëm fidane drunjë gjethëmbajtës

Sot, së bashku me kryetarin e këshillit komunal z. Sejdi Nebiu, drejtorin e Npk “AMBIENTI” z.Arsim Bajrami, pjestarë të administratës komunale, në bashkëpunim me shoqatën edukative “Vllaznia” mbollëm fidane drunjë gjethëmbajtës, duke filluar nga hapësirat rreth komunës tonë dhe rrugës për te varrezat e dëshmorëve, ku ditëve në vijim do të mbjellen edhe në disa lokacione tjera.

Realizimi i këtij aktiviteti është edhe një tregues për bashkëpunimin e afërm me shoqata të ndryshme për ruajtjen e mjedisit dhe për një Haraçinë të pastër.

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës