Komuna e Haraçinës informon qytetarët se sot u mbajt paneli i diskutimit publik lidhur me projektin për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës dhe ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Komuna e Haraçinës informon qytetarët se sot u mbajt paneli i diskutimit publik lidhur me projektin për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës dhe ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Në këtë takim morën pjesë qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe të interesuar të tjerë, të cilët patën mundësinë të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre rreth projektit të propozuar.

Qytetarët e pranishëm shprehën pajtim dhe mbështetje për realizimin e këtij projekti, i cili synon përmirësimin e hapësirës publike, lehtësimin e qarkullimit në këtë pjesë të komunës dhe ruajtjen e vlerave historike e kombëtare.

Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar që çdo projekt me rëndësi për qytetarët të realizohet në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me qytetarët.