Të nderuar qytetarë
Pasi kemi rregulluar shtratin e lumit,tani më po punohet intensivisht në realizimin e projektit Rregullimi i hortikulturës në rrugën 18 e cila përfshin rregullimin e trotoarit për këmbësorë,mbjellja e drunjëve,ulëse,kënd lojrash për fëmijë dhe gjelbërimi përgjat lumit ,,Lumi i Mojancës”
Ky është një projekt shumë i mirëpritur dhe kërkesë e banorëve të kësaj lagje që do të ndikoj në zbukurimin e hapsirave publike dhe ngritjen e nivelit të sigurisë së këmbësorëve,por edhe do të krijojmë hapësira për shëtitje dhe relaksim por edhe kënd lojrash për më të vegjëlit, njëkohësisht ky projekt do t’a zbukuroj këtë lagje me shpresë se banorët do të kujdesën dhe do ti mirëmbajnë këto hapësira.





