Investojmë në ardhmëri

Të nderuar qytetarë të komunës Haraçinë, të nderuar prindër dhe ju të dashur nxënës, të cilët jeni më të rëndësishëm e më meritorët për të pasur kushte bashkëkohore, për të cilat mundohemi çdo ditë që ne të ua sigurojmë.

Shkolla fillore komunale ,,Abdyl Frashëri” po bëhet një objekt që me të drejtë do t’a quajmë Shkolla e re, e jo siç e kemi njohur deri tani, si ,,shkolla e vjetër”.

Objekti i shkollës “Abdyl Frashëri” po transformohet tërësisht nga brenda dhe nga jashtë, me sallë sporti komplet të renovuar e cila me dekada ka qenë depo për mbeturina, kurse tani i ngjanë një salle moderne me të gjitha kushtet e nevojshme.

Çfarë kemi bërë deri tani?

▪️është bërë rekonstruimi i kulmit të sallës

▪️renovim i përgjithshëm i brendshëm i sallës së edukatës fizike me zhveshtore për meshkuj dhe femra

▪️fasadë e jashtme dhe izolim i gjithë objektit

▪️rregullimi i oborrit

▪️instalim i sistemit për nxemje

▪️hapësira të reja me të gjithë kushtet për nxënësit me nevoja të veçanta

Të gjitha këto investime nuk do ishin të mundura pa ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe shkencës, prandaj një faleminderim publik dua t’i adresoj Ministrit Jeton Shaqiri.

Gjithashtu respekte të veçantë dua t’i shprehë Drejtorit të Shkollës Fillore Komunale “Abdyl Frashëri” arsimtarit tim dhe të shumë gjeneratave ztr.Refik Saliut për angazhimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer për ta transformuar këtë objekt në një shkollë moderne dhe me kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimorë.