Gjithsej dymbëdhjetë (12) ekipe pune ose më saktë janë duke u realizuar gjithsej 12 projekte në gjithë territorin e Komunës sonë.

Momentalisht në teritorin e Komunës Haraçinë po punohet në 12 -të lokacione!

Gjithsej dymbëdhjetë (12) ekipe pune ose më saktë janë duke u realizuar gjithsej 12 projekte në gjithë territorin e Komunës sonë.

Të nderuar qytetarë po punohet në shumë lokacione dhe jemi në realizim e sipër të 12 projekteve, kurse ditëve në vijim do të fillojmë edhe me tre të tjera.

Këto projekte kryesisht po realizohen me mjete nga Banka Botërore, IPA-fonde, buxheti shtetëror dhe mjete nga Buxheti i Komunës.

Nuk duam të flasim shumë, sepse nuk e kemi këtë qëllim parësorë, por kjo dëshmon se Komunës sonë i mungojnë shumë gjëra të cilat janë nevojë të qytetarëve.

Aktualisht po punohet në:

Rruga 1 – sistem i ri i ujësjellësit

Rruga 10 -kanalizim atmosferik dhe trotoar

Rruga 14 – kanalizim atmosferik

Rruga 18 – rregullim i hortikulturës dhe shteg për këmbësorë

Rruga 1 – kanalizim fekal – krahu 25

Rruga 10 – kanalizim fekal – krahu 94

Rruga 10- kanalizim fekal – krahu 95

Rruga 10- kanalizim fekal – krahu 88

Rruga 10- kanalizim fekal – krahu 89

Te deponia – Ka fillu ndërtimi i qendrës për selektim të mbeturinave (e para në nivel Republikan)

Kanali i ujrave atmosferik

Rrethoja e shkollës Bajram Shabani -Grushinë,kurse ditëve në vijim do të fillojmë edhe me ndërtimin me parterin e shkollës.

Parteri dhe fusha e sportit për shkollën e vendbanimit Orllancë

Jemi të fokusuar në punë dhe po punohet intensivisht edhe në projekte të reja për vitin aktual, prandaj nuk duam të flasim shumë por jemi të përkushtuar që puna të flet vetë.

Të dashur qytetarë

Jemi të vendosur që në 2025 Haraçinën t’a shëndrrojmë në kantier ndërtimi si asnjëher më parë.

#bashkëNdërtojmë

#vazhdojmëfuqishëm