Të nderuar banorë të komunës së Haraçinës,
Nga sot filloi rekonstruimi i rrugës rajonale me nr. 1 në vendbanimin Haraçinë, rrugë e cila lidh kryeqytetin me qytetin e Kumanovës, e cila ishte pjesë e programit të kryetarit tonë z. Ridvan Ibraimi.
Fillimisht do të menjanohet asfalti i vjetër me ç’ka do të zëvendësohet me asfalt të ri dhe me standart.
Ju lutemi që të keni durim pasi që për një periudh të caktuar komunikacioni do të jetë i ngarkuar.
Apelojmë që të keni kujdes në komunikacion, ku gjithëashtu janë të informuara edhe organet e rendit për mbajtjen e rendit në komunikacion.
Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës