Donacion nga Komuna Bahçelievler R.Turqisë 

Një ndër komunat më të zhvilluara në Turqi, Komuna Bahçelievler para disa muajve ka akorduar një donacion për Komunën e Haraçinës që përfshin kryesisht kosha për mbeturina, ulëse prej druri,veshje dhe pajisje sportive. Pas një takimi mes Kryetarit të Komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi me Kryetarin e Bahçelievler  Dr. Hakan Bahadir  janë  siguruar dhe 2 kënde të lojrave për fëmijë. Kryetari i Komunës së Haraçinës shpreh falemnderim të veçantë për përkrahjen e Komunës tonë nga ana e Komunës Bahçelievler nga Republika e Turqisë.