BUXHETI KOMUNAL 2025

Të nderuar qytetarë

Sot kemi mbaruar me ,,Java e Buxhetit” dhe bashkarisht me qytetarët diskutuam për shumë propozime dhe ide kreative në shërbim të mirëqenies dhe ngritjen e standardeve jetësore.

Në një atmosferë të ngrohtë bashkë me bashkësitë lokale, drejtues të shkollave, kryesuesin e këshillit komunal përfaqësues të sportit, ndërmarrje komunale, mërgimtarë dhe administratën komunale kemi folur për të gjitha problemet veç e veç për secilin vendbanim, duke bashkëbiseduar me të gjithë palët kemi dhënë propozimet tona, dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe i motivuar nga pjesmarrja e qytetarëve në proçesin e përpilimit të Buxhetit për vitin 2025.

Me shumë vëmendje kam ndëgjuar ide shumë kreative dhe zgjidhje konkrete për shumë probleme dhe sigurisht që komisioni për buxhet dhe financa do të bën vlerësimin e duhur per ta miratuar këshilli komunal.

Edhe pse kemi funksionuar me shumë vështirësi në aspekt të realizimit të buxhetit për vitin që po lëmë pas përshkak të borxheve të trashëguara, ju njoftojë se buxheti i vitit 2025 do të jetë dukshëm më i lartë dhe do të fokusohemi në investime kapitale duke mos lënë anash edhe sferën e arsimit, sportit dhe kulturës por edhe mbrojtjen sociale dhe ambientin jetësor.