Sot kryetari i komunës, z. Daut Beqiri, realizoi inspektim në terren për punimet në një pjesë të kanalizimit fekal, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Punimet po zhvillohen në këto segmente: Krahu 63 – gjatësi 400 metra Krahu 64 – gjatësi 248 metra Krahu 65 – gjatësi 235 metra Vlera totale e projektit është 8.770.919 denarë. Vazhdojmë me punë, për çdo lagje, për çdo qytetar!
Sot është realizuar mbjellja e drunjve në shkollat fillore, çerdhen dhe në Parkun e Haraçinës, në kuadër të përkushtimit tonë për të vazhduar me gjelbërimin e komunës sonë.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për krijimin e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të gjelbër për fëmijët tanë dhe gjithë qytetarët. Një pjesë e drunjve janë siguruar si donacion nga Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime – Shkup”, z. Muamer Seferi, të cilin e falënderoj për mbështetjen […]
Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Ministrin e Ekologjisë, z. Muhamet Hoxha, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, si dhe projektet në fushën e mjedisit për komunën, përfshirë edhe ato që janë në realizim e sipër.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Ministrin e Ekologjisë, z. Muhamet Hoxha, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, si dhe projektet në fushën e mjedisit për komunën, përfshirë edhe ato që janë në realizim e sipër. Komuna mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe rritjen […]
Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Europian, me të cilët u zhvillua vizita monitoruese e projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU I GJELBËR”.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Europian, me të cilët u zhvillua vizita monitoruese e projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU I GJELBËR”. Ky projekt, i financuar nga IPA Fondet e Bashkimit Europian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e […]
Sot pata kënaqësinë të pres në Komunën e Haraçinës disa nxënës të shkëlqyer nga shkolla fillore Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Sot pata kënaqësinë të pres në Komunën e Haraçinës disa nxënës të shkëlqyer nga shkolla fillore Gjergj Kastriot Senderbeu. Me ta biseduam për punën e komunës, projektet që po realizohen dhe për mënyrat se si së bashku mund ta përmirësojmë jetën e përditshme në vendin tonë. Faleminderit për pyetjet tuaja dhe për energjinë e bukur […]
Sot u mbajt Seanca e VII e Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës.

Në këtë seancë u miratua iniciativa për themelimin e Këshillit Rinor Komunal në Komunën e Haraçinës, një hap i rëndësishëm për përfshirjen dhe aktivizimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e komunës. Gjithashtu u diskutuan dhe u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, shqyrtimi i raporteve të punës së […]
Njoftim për banorët e Komunës së Haraçinës!

Njoftim për banorët e Komunës së Haraçinës! Duke filluar nga data 16.03.2026 (e hënë), prej orës 04:00 deri në orën 07:00, NPK “Ambienti” – Haraçinë do të kryejë larjen e rrugëve kryesore në territorin e komunës. Luten banorët që jetojnë përgjatë rrugëve kryesore, si dhe qytetarët që kanë automjete të parkuara në këtë interval kohor, […]
Së shpejti këtu do të kemi Parkun e Haraçinës.
Haraçina po shkëlqen edhe natën!

Vendosja e ndriçimit të ri publik në rrugët e vendbanimeve tona po e bën Haraçinën më të ndritshme, më të sigurt dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.