Të nderuar qytetarë, në kuadër të aktiviteteve për festat e Nëntorit, sot kemi realizuar një udhëtim një ditorë në Manastir bashkë me nxënësit më të mirë të gjeneratave nga Komuna jonë.
I shoqëruar nga Drejtorët e Shkollave, Këshilltarët e Asamblesë Komunale, mësues e prindër në Manastirin e shkronjave shqipe, vizituam bibliotekën e parë shqipe “LINKEST”, ku me shumë kujdes jemi pritur nga themeluesja e saj si dhe bashkvendasja jonë Emira Selimi, duke vazhduar më pas me vizitë tek Muzeu i Alfabetit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte të mbështesim dhe motivojmë nxënësit tanë më të mirë por njëkohësisht dhe të njoftohen nga afër me historinë e shkronjave shqipe të njohur si “Kongresi i Manastirit”.
Një falenderim personal dua t’i shprehë Myftiut të Myftinisë së Manastirit z.Amit Rasimi për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore.






