Të nderuar qytetarë
Jemi në përfundim e sipër të projektit
,,Fitnes qendër e hapur” të cilën e kemi realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe sport,si projekt paraprakisht i miratuar nga Qeveria e R.M.V
Sot ka përfunduar montimi i elementeve,kurse në të ardhmen do të rregullohet edhe pjesa përskaj lumit.
Të dashur qytetarë, uroj që ta përdorni me përgjegjësi dhe më e rëndësishmja është t’a ruajmë çdo investim që bëhet sepse është për të mirën tonë të përgjithshme.
Urime dhe t’a shfrytëzoni me shëndet
Me respekt: Komuna e Haraçinës

