Sot kryetari i komunës, z. Daut Beqiri, realizoi inspektim në terren për punimet në një pjesë të kanalizimit fekal, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Punimet po zhvillohen në këto segmente:

Krahu 63 – gjatësi 400 metra

Krahu 64 – gjatësi 248 metra

Krahu 65 – gjatësi 235 metra

Vlera totale e projektit është 8.770.919 denarë.

Vazhdojmë me punë, për çdo lagje, për çdo qytetar!