Sot kryetari i komunës, z. Daut Beqiri, realizoi inspektim në terren për punimet në një pjesë të kanalizimit fekal, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Punimet po zhvillohen në këto segmente: Krahu 63 – gjatësi 400 metra Krahu 64 – gjatësi 248 metra Krahu 65 – gjatësi 235 metra Vlera totale e projektit është 8.770.919 denarë. Vazhdojmë me punë, për çdo lagje, për çdo qytetar!
Sot është realizuar mbjellja e drunjve në shkollat fillore, çerdhen dhe në Parkun e Haraçinës, në kuadër të përkushtimit tonë për të vazhduar me gjelbërimin e komunës sonë.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për krijimin e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të gjelbër për fëmijët tanë dhe gjithë qytetarët. Një pjesë e drunjve janë siguruar si donacion nga Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime – Shkup”, z. Muamer Seferi, të cilin e falënderoj për mbështetjen […]