Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim të hapur dhe konstruktiv me hoxhallarët, kryesuesit e këshillave të xhamive, qytetarë dhe përfaqësues të tjerë, ku u diskutua çështja e varrezave të Haraçinës, një nga temat më të ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë për komunitetin lokal.

Gjatë takimit, Kryetari Beqiri theksoi përkushtimin e Komunës që çdo çështje me interes publik të trajtohet me përgjegjësi dhe transparencë, duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët në procesin e vendimmarrjes. U nënvizua rëndësia e dialogut të hapur, mirëkuptimit dhe respektit reciprok për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjithë.

Qytetarët mbeten partnerët kryesorë të Komunës në procesin e vendimmarrjes, andaj Komuna e Haraçinës do të vazhdojë të jetë e hapur për sugjerime, ide dhe bashkëpunim, në shërbim të interesit të përgjithshëm.