Sot, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka emëruar znj. Selvete Murtezi në detyrën e drejtoreshës së çerdhes “Fatosat”.

Sot, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka emëruar znj. Selvete Murtezi në detyrën e drejtoreshës së çerdhes “Fatosat”.

Znj. Murtezi është kuadër profesioniste e mirëfilltë dhe shumë e dëshmuar në fushën e edukimit parashkollor, me mbi 25 vite përvojë pune në çerdhe dhe institucione edukative. Ajo njihet për kompetencë të lartë profesionale, përgatitje të vazhdueshme pedagogjike, si dhe për zbatimin e standardeve bashkëkohore në edukimin e hershëm të fëmijëve.

Gjatë gjithë karrierës së saj, znj. Murtezi ka treguar përkushtim shembullor, seriozitet institucional, etikë profesionale dhe përgjegjësi të lartë, duke qenë gjithmonë e fokusuar në mirëqenien, zhvillimin dhe edukimin cilësor të fëmijëve. Ajo gëzon respekt të veçantë si nga kolegët, ashtu edhe nga prindërit, për shkak të qasjes së saj profesionale dhe humane.

Përvoja e saj e pasur, aftësitë drejtuese dhe angazhimi i vazhdueshëm profesional pritet të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve edukative.

Komuna e Haraçinës i uron znj. Selvete Murtezi suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen e plotë se, si kuadër profesioniste dhe e përkushtuar, ajo do ta ushtrojë këtë funksion me përgjegjësi të lartë, në shërbim të fëmijëve dhe familjeve të Komunës së Haraçinës.