Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe mërgatës. Kryetari Beqiri vlerësoi lart rolin e mërgimtarëve tanë, të cilët ndër vite kanë qenë një shtyllë e fortë për zhvillimin e Haraçinës dhe mbështetës të rëndësishëm të iniciativave dhe projekteve për të mirën e qytetarëve.
Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me mërgatën, duke punuar së bashku për zhvillimin e komunës dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët.

