Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës “Mërgimtarët e Haraçinës”, kryetarin e shoqatës z. Ramadan Jusufi dhe z. Mursel Ibrahimi.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe mërgatës. Kryetari Beqiri vlerësoi lart rolin e mërgimtarëve tanë, të cilët ndër vite kanë qenë një shtyllë e fortë për zhvillimin e Haraçinës dhe mbështetës të rëndësishëm të iniciativave dhe projekteve për të mirën e qytetarëve. Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar të vazhdojë […]
Sot në Shkollën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” u shënua Patronati i shkollës dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari z. Daut Beqiri vlerësoi rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të komunitetit tonë dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë të mbështesë shkollat, nxënësit dhe arsimtarët me përkushtim të plotë. Patronati i Shkollës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” na rikujton traditën, vlerat dhe misionin e rëndësishëm që kjo shkollë bart ndër breza. Emri i […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka emëruar Suad Bajramin në detyrën e Zëvendëskryetarit të Komunës së Haraçinës.

Z. Bajrami, me profesion stomatolog, është një figurë e njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tij në shërbim të qytetarëve. Përvoja dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm përbëjnë një vlerë të rëndësishme për strukturat udhëheqëse të komunës. Ky emërim përforcon ekipin drejtues dhe synon rritjen e efikasitetit të administratës, avancimin e projekteve zhvillimore dhe […]