Sot në Shkollën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” u shënua Patronati i shkollës dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari z. Daut Beqiri vlerësoi rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të komunitetit tonë dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë të mbështesë shkollat, nxënësit dhe arsimtarët me përkushtim të plotë.

Patronati i Shkollës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” na rikujton traditën, vlerat dhe misionin e rëndësishëm që kjo shkollë bart ndër breza. Emri i shkollës, që mban figurën e heroit tonë kombëtar, është frymëzim i përditshëm për punë dhe krenari.

Kryetari shprehu falënderim të veçantë për arsimtarët për punën e tyre të palodhshme, prindërit për mbështetjen dhe nxënësit energjia e të cilëve i jep shpirt shkollës dhe komunës sonë.

28 Nëntori na kujton sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e paraardhësve tanë për liri dhe shtetformim, si dhe datëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, simbol të trimërisë dhe përkushtimit ndaj kombit.

Le t’i festojmë këto data me krenari dhe respekt për historinë!

Urime Patronatin e Shkollës!

Urime 28 Nëntorin!

Rroftë Flamuri, rroftë kombi shqiptar!