Vizitë në Komunën e Haraçinës nga O.H. “Kalliri i Mirësisë” ku u pritën nga kryetari z. Daut Beqiri

● Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim pune kryetarin e O.H. “Kalliri i Mirësisë”, z. Nexhat Lika, dhe sekretari gjeneral, z. Abedin Arifi.

● Gjatë takimit me kryetarin e komunës, z. Daut Beqiri, u bisedua për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe organizatës, me fokus në projektet dhe aktivitetet që do të sjellin dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.

🤝 Të dyja palët shprehën gatishmëri për të krijuar projekte të reja dhe për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë të qëndrueshme.