Zëvendës Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Konyas, Mustafa Uzbash, viziton Komunën e Haraçinës

Sot së bashku me kryesuesin e këshillit z.Sejdi Nebiu dhe hoxhën e nderuara Ali Sadiku patëm kënaqësinë të mirëpresim në Haraçinë Zëvendës Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Konyas nga Republika e Turqisë, z. Mustafa Uzbash.

Pas faljes së përbashkët të namazit të Xhumasë në Xhaminë “Rezistenca”, zhvilluam një takim të frytshëm në ambientet e Komunës. Kjo vizitë është një shprehje respekti jo vetëm për mua si Kryetar, por mbi të gjitha për gjithë qytetarët e Komunës së Haraçinës.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Z. Uzbash shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur komunën tonë me projekte konkrete, ndërsa u dakorduam që në të ardhmen të formalizojmë këtë bashkëpunim përmes një projekti të përbashkët.

Ky është vetëm fillimi i një miqësie dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Haraçinës dhe Konyas.