Rruga 14/1 – Në fokus të investimeve

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, realizoi një takim me banorët e rrugës 14/1, për të diskutuar rreth gjendjes së infrastrukturës dhe mundësive të investimit në këtë lagje.

Gjatë takimit u zgjodh një komision prej 3 anëtarësh nga vetë banorët, që do të bashkëpunojë me Komunën në realizimin e projektit.

Kryetari Ibraimi i siguroi banorët se mjetet për ndërtimin e rrugës janë të siguruara,një pjesë prej të cilava janë mjete të siguruara nga Banka Botërore për Zhvillim.

Megjithatë, për të përfituar nga ky financim, duhet të plotësohen standardet e bankës, të cilat kërkojnë rrugë me gjerësi jo më pak se 5.5 metra plus shteg për këmbësorë.

Komuna është plotësisht e gatshme të realizojë këtë projekt – por suksesi varet nga bashkëpunimi me banorët për përmbushjen e kushteve teknike.

Bashkë për rrugë më të mira, më të sigurta dhe më moderne!