Rruga 14/1 – Në fokus të investimeve

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, realizoi një takim me banorët e rrugës 14/1, për të diskutuar rreth gjendjes së infrastrukturës dhe mundësive të investimit në këtë lagje. Gjatë takimit u zgjodh një komision prej 3 anëtarësh nga vetë banorët, që do të bashkëpunojë me Komunën në realizimin e projektit. Kryetari Ibraimi i siguroi […]

Investime kapitale për vitin 2025 për vendbanimet Orllancë dhe Grushinë

Komuna vazhdon me përkushtim projektet për zhvillimin e infrastrukturës në vendbanimet tona! Orllancë Rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 933.5 metrash Asfaltimi dhe rregullimi i rrugës kryesore (Rruga 1) Rregullimi (bekatonizimi) i rrugës përskaj lumit Grushinë Rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 440 metrash Asfaltimi i rrugës kryesore (Rruga 1) Asfaltimi […]

Gjashtë rrugë të reja do të asfaltohen në kuadër të komunës, duke përfshirë vendbanimet Haraçinë, Grushinë dhe Orllancë.

E nisëm ditën me lajme të shkëlqyera për komunën tonë! Gjashtë rrugë të reja do të asfaltohen në kuadër të komunës, duke përfshirë vendbanimet Haraçinë, Grushinë dhe Orllancë. Investimi në infrastrukturë është investim në zhvillim, siguri dhe mirëqenie për çdo familje. Punë konkrete, jo vetëm fjalë! Për çdo lagje, për çdo qytetar.