Investim në të ardhmen – Prioriteti kryesor, Arsimi!
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi, ka pritur sot në një takim të veçantë nxënësit më të dalluar të gjeneratave nga tri shkollat fillore komunale, Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, Abdyl Frashëri dhe Bajram Shabani
Me këtë rast, u ndanë mirënjohje dhe shpërblime simbolike për nxënësit ekselentë si formë motivimi dhe vlerësimi për suksesin e tyre.
“Arsimi mbetet prioriteti ynë kryesor. Kemi bërë investime të shumta në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, por edhe në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe motivimin e nxënësve e mësimdhënësve,” – theksoi kryetari Ibraimi.
Ky aktivitet është dëshmi e përkushtimit të Komunës së Haraçinës ndaj brezit të ri dhe edukimit si themel i së ardhmes së ndritur të vendit.



















