Komuna e Haraçinës kishte kënaqësinë të mirëpresë sot një delegacion të lartë nga Republika e Sllovenisë, i udhëhequr nga Ambasadori Gregor Presker dhe Drejtori i Qendrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim – CRMS, z. Dejan Presiçek. Delegacioni u shoqërua gjithashtu nga Ministrja e autorizuar për çështje ekonomike, znj. Gjyle Vishaj.
Vizita u realizua në kuadër të projektit të përbashkët GreenAct Project, i cili financohet nga CRMS dhe Komuna e Haraçinës dhe synon përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në kuadër të këtij projekti, janë instaluar pompa termike dhe sisteme fotovoltaike në institucionet publike:
Sh.F.K. “Bajram Shabani” – Grushinë
Sh.F.K. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Haraçinë
Objekti i Komunës së Haraçinës
Ky është një investim i rëndësishëm drejt energjetikës së qëndrueshme dhe mjedisit të pastër, që sjell përfitime të drejtpërdrejta në zvogëlimin e ndotjes, uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm dhe përmirësimin e kushteve jetësore për banorët e komunës.
























