Punëtori edukative në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”

Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale Abdyl Frashëri kanë prezentuar një projekt për selektimin e mbeturinave,me ç’rast përmes një aktiviteti ndërgjegjsues për mjedisin,kanë dhënë porosi dhe informacione të rëndësishme rreth rëndësisë së ruajtjes së natyrës dhe trajtimit të mbeturinave.

Kryetari i Komunës duke falenderuar nxënësit dhe mësimdhënësit theksoi se mbrojtja e mjedisit fillon nga edukimi i gjeneratës së re dhe se secili prej nesh ka një rol për të ndërtuar një të ardhëme më të pastër dhe më të gjelbër.

Le ta ruajmë mjedisin, për një Haraçinë më të shëndetshme!