Patronati i Shkollës “Abdyl Frashëri”

Sot, me krenari dhe emocion, morëm pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e patronatit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë. Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit bashkë realizuan një aktivitet mbresëlënës, i cili dëshmoi përkushtimin dhe dashurinë për arsimin, kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Manifestimi i sotëm ishte vërtet i jashtëzakonshëm – i pasur me program artistik, përformanca të shkëlqyera nga nxënësit dhe një atmosferë të mbushur me krenari për emrin që mban kjo shkollë, atdhetarin e shquar Abdyl Frashëri.

Komuna e Haraçinës uron për shumë vjet patronatin e shkollës “Abdyl Frashëri” dhe shpreh mirënjohje për punën e palodhur të stafit pedagogjik. Investimi në arsim është investim në të ardhmen tonë!

Urime dhe suksese të mëtejshme!