Të nderuar qytetarë
Është sanuar defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën 14 dhe gjithashtu janë pastruar disa rrugë ku si pasojë e të rreshurave është grumbulluar rërë duke krijuar pengesa për qytetarët.
Është me rëndësi të theksohet fakti se punëtorët e N.P.K Ambienti kanë qenë aktiv edhe gjatë ditëve të festave aty ku është paraqitur nevoja dhe janë ndërmarrë veprime konkrete, por është shumë me rëndësi të madhe pagesa e detyrimeve për shërbimet që marrin qytetarët nga NPK AMBIENTI që kjo ndërmarje të funksionojë si duhet, pasi që i vetmi burim financimi janë pagesat e qytetarëve dhe me këto mjete mbulohen defektet, nafta dhe pagesat e punëtorëve.
Ashtu siç dhe e dini se NPK AMBIENTI është ekipuar me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve në kohë dhe me saktësi, por pagesa e shërbimeve nga ana e qytetarëve është baza e funksionimit të Ndërmarrjes Komunale.
Prandaj, të nderuar qytetarë ju bëjmë apel që të shlyeni me rregull detyrimet mujore ndaj NPK AMBIENTI për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave si dhe shfrytëzimin e ujit.





