Të nderuar qytetarë
Edhe një lajm i mirë për Komunën tonë.
Sot kemi pranuar edhe dy makina të specializuara për punë specifike që në të ardhmen do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Kemi realizuar me shumë sukses edhe një projekt shumë të rëndësishëm për funksionimin e NPK AMBIENTI duke u pajisur me dy makina dhe gjithsej
4 kontejnerë me kapacitet 5 metër kub dhe 20 kontejnerë prej 120 litër.
Të nderuar qytetarë, me shumë krenari mund të themi se kemi arritë të ngrisim një ndërmarrje publike dhe të pajisur plotësisht me makineri të nevojshme për të kryer të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht duke mirëmbajtur ambientin e pastër.
Ky projekt është realizuar nga Komuna Haraçinë në bashkëpunim me Regjionin planorë të Shkupit me ç’rast dhe i faleminderoj në emër të banorëve të Komunës Haraçinë për këtë bashkëpunim.



