Sot për komunën tonë është një ditë e veçantë, pasi sot së bashku me kryetarin Ali Ahmeti përuruam hapjen e çerdhes së parë për fëmijë në komunën tonë.

Të nderuar qytetarë të komunës së Haraçinës, sot për komunën tonë është një ditë e veçantë, pasi sot së bashku me kryetarin Ali Ahmeti përuruam hapjen e çerdhes së parë për fëmijë në komunën tonë, e cila është ndërtuar me të gjitha standardet e nevojshme, e ndërtuar në atë mënyrë që, çdo fëmijë ta ndjejë si shtëpinë e vet të dytë.

Po ashtu, edhe me shumë kujdes kemi përzgjedhur një emër që ua kemi përkushtuar vogëlushëve tanë.

Çerdhja do të mbajë emrin ,,FATOSAT” që në vete ngërthen fisnikërinë, pastërtinë dhe çiltërsinë, ashtu siç janë të gjithë fëmijët.

Të nderuar, sigurisht se për realizimin e këtij projekti është bërë shumë punë, ngase ka filluar vite më parë, projekt i cili ishte edhe ndër premtimet tona në zgjedhjet lokale, andaj shfrytëzoj rastin që të falënderojë gjithsecilin që ka kontribuar në realizimin e këtij projekti.

Pasi kemi themeluar edhe subjektin juridik FATOSAT, kemi kryer të gjitha procedurat ligjore dhe jemi ekipuar me kuadër profesional.

Për ndryshe, kjo çerdhe ka kapacitet për 115 fëmijë.

Jam shumë i lumtur që komuna jonë është ndër komunat që ka rritje të numrit të filloristëve dhe ky fakt është shumë i rëndësishëm, sidomos në një kohë kur migrimi i rinisë është bërë shqetësim për të gjithë ne.

Prandaj na mbetet obligim, që ne të gjithë bashkërisht të japim maksimumin e mundshëm për të krijuar kushte të volitshme që rinia jonë të zhvillohet dhe të kontribuojë në vendlindjen e vet.

Pikërisht sot më 7 Mars përurojmë këtë projekt ku kjo ditë në vete përmban simbolikën e sajë që lidhet me Ditën e Mësuesit, prandaj me këtë rast dëshiroj të uroj të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë duke ju uruar shëndet dhe shumë sukses në misionin e tyre të shenjtë.

Ju falënderoj shumë për prezencën, me shpresë të shihemi së shpejti edhe në përurimet e projekteve tjera të radhës.