Projekti GreenAct
Në kuadër të projektit GreenAct të financuar nga CMSR-Republika e Sllovenisë sot kemi zhvilluar një aktivitet shumë të rëndësishëm e parasëgjithash shumë kreativ dhe të bukur nga nxënësit e Shkollave Gjergj Kastrioti Skënderbeu,Abdyl Frashëri dhe Bajram Shabani të Komunës Haraçinë.
Tre grupe të nxënësve nga Shkollat fillore kanë prezentuar projektet e tyre në fushën e ekologjisë dhe efikasitetit energjetik me ç’rast si shpërblim nga ana e CMSR-Republika e Sllovenisë të tre projektet kanë fituar nga një PC me të gjitha pajisjet e nevojshme të cilët do të përdoren për nevojat e shkollave,kurse të gjithë nxënësit që kanë qenë pjesë e projekteve të prezentuara nga ana e Kryetarit të Komunës janë shpërblyer me nga një Tablet.
Me këtë rast Kryetari i Komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi i ka përgëzuar Drejtorët e Shkollave dhe stafin mësimdhënës e në veçanti ka falenderuar nxënësit për prezentimin e shkëlqyer duke i porositur ata që njohurit e fituara lidhur ambientin dhe efikasitetin energjetik duhet t’a zbatojnë në praktikë sepse në esencë pastërtia është gjysma e shëndetit dhe besimit.
Kryetari Ibraimi premtoi që Komuna si institucion do të vazhdojë ti mbështes fuqishëm iniciativat e këtilla dhe projektet që edhe në të ardhmen do të punohen nga nxënësit duke i inkurajuar që të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë sepse Haraçina ka potencial të mjaftueshëm intelektual që t’a ndërtojë një të ardhme shumë më të mirë dhe në të begatë e të përparuar me standarde të larta jetësore.
Prezentimi i sotshëm ishte në kuadër të projektit GreenAct të financuar nga C.M.S.R- Republika e Sllovenisë e cila ka financuar edhe pajisjen e shkollës Gjergj Kastrioti Skënderbeu,Bajram Shabani dhe objektin Komunal me panele diellore për prodhimin e rrymës elektrike dhe vendosjen e pompave termike për ngrohje.












