Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi sot mori pjesë në takimin përmbyllës të projektit për zbatimin e legjislacionit në trajtimin e mbeturinave dhe përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve (EPR) i financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave dhe ngritja e standardeve jetësore me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit. Gjithashtu përmes këtij projekti synohet përmirësimi i legjislacionit në sferën e menaxhimit të mbetjeve nga prodhuesit.
Kryetari Ibraimi ka shfrytëzuar rastin për të vendosur kontakte të afërta me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin në sferën e mjedisit,me këtë rast Kryetari Ibraimi ka faleminderuar përfaqësuesit e BE për mbështetjen e projekteve në Komunën e Haraçinës siç ishte projekti për qendrën e seleksionimit të mbeturinave që do të filloj me realizim ditëve në vazhdim.
Shërbimi për informim -Komuna Haraçinë



