Të dashur vëllezër e motra, të dashur qytetarë të Komunës Haraçinë, këtë vit një urim pak më ndryshe nga Kryeqendra Shqiptare, nga TIRANA e veshur KUQ E ZI për nder të 112 vjetorit të Shtetit Shqiptar.
Ishte një ndjenjë e veçantë për mua si Kryetar i Komunës Haraçinë, ku komuna jonë sot me shumë krenari ka defiluar në Paradën ,,KUQ E ZI” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Sot përcollëm porosinë e bashkimit bashkë me kolegët nga gjitha trevat Shqiptare, me këtë rast falenderoj nikoqirin, mikun tim Erion Veliaj për pritjen dhe organizimin e shkëlqyer.
Urime dhe festofshim gjithmonë të bashkuar.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit
Rroftë Shqipëria
Rroftë Populli Shqiptar








