Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në Komunën e Rahovecit në Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”.

Me këtë rast, Kryetari Beqiri shprehu falënderim për Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy komunave. Projekti, i realizuar në partneritet ndërkufitar mes Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Rahovecit, ka sjellë rezultate konkrete, ku Komuna e Haraçinës ka përfituar ndërtimin e një stacioni për selektimin […]