Rruga 14 po merr formë! Ju lutemi për durim edhe pak, punimet po bëhen me cilësi.

Sot kemi filluar me asfaltimin e Rrugës 14, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale. Edhe pse pati një vonesë të shkurtër për shkak të kushteve klimatike, vendosëm të presim deri në krijimin e kushteve optimale të punës, sepse për ne prioritet është cilësia dhe qëndrueshmëria afatgjatë e investimeve, jo realizimi i shpejtë […]