Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, u realizua inspektimi i punimeve që po zhvillohen në fshatrat Grushinë dhe Orllancë.

Ekipet komunale, me mbështetjen e Kryetarit, janë çdo ditë në terren për t’i adresuar me prioritet të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Punimet po ecin sipas planit të paraparë, ndërsa angazhimi i komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në çdo lagje vazhdon pandërprerë.