Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka vazhduar mandatin e z. Refik Saliu, drejtor i Shkollës Fillore “Abdyl Frashëri”.

Kryetari Beqiri nënshkroi vendimin për vazhdimin e mandatit, duke vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga drejtori gjatë periudhës së kaluar. Komuna e Haraçinës mbështet vazhdimisht institucionet arsimore dhe stafin drejtues që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.